Fjalët e fundit, Mata-Mourinho
Juan Mata ka zbuluar bisedën e tij të fundit me menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho, para transferimit në Manchester United për 37 milionë funte, gjatë afatit kalimtar të janarit. Mata ishte futbollisti më i mirë i Chelseas në dy stinorët e fundit, por nuk e bindi Mourinhon pas rikthimit të portugezit në Stamford Bridge gjatë…
Sport
Juan Mata ka zbuluar bisedën e tij të fundit me menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho, para transferimit në Manchester United për 37 milionë funte, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mata ishte futbollisti më i mirë i Chelseas në dy stinorët e fundit, por nuk e bindi Mourinhon pas rikthimit të portugezit në Stamford Bridge gjatë verës.
Shumica e paraqitjeve të tij ndodhën si rezervist para përfundimit të takimeve, duke bërë që të largohet nga klubi në mënyrë që mos të humb shanset e përfshirjes në ekipin e Spanjës në Kampionatin botëror 2014.
Dhe, Mata ka zbuluar se Mourinho e përkrahu qëndrimin e tij.
“Ne biseduam dhe Mourinho më tha se United ishte opsion i mirë për mua. I kam thënë se edhe unë mendoja se ishte opsion i mirë për mua. Nuk isha duke luajtur, të jem i sinqertë, jam i lumtur kur luaj futboll”, deklaroi Mata.
“Është gjëja që më pëlqen të bëjë më së shumti. Ai më uroi fat dhe më tha të jem i mirë, si të gjithë të tjerët në klub. Jam mirënjohës për aventurën time në Chelsea dhe gjithë titujt që kam fituar”. Mata bëri katër paraqitje si titullar nga katër duelet e deritashme pas transferimit në Manchester United.