Fizioterapeuti në rolin e portierit

Serie D e Brazilit ka arritur në fazën përfundimtare, kur vendoset se cila skuadër do të hyjë në një rang më lartë. Ndeshja e parë mes Aparecidense dhe Tupi përfundoi në barazim 1-1 kurse dueli i kthimit u nda në 2-2, dhe me rregullën e më tepër golave të realizuar si mysafir, Apareciedense kaloi tutje.…

Sport

09/09/2013 09:45

Serie D e Brazilit ka arritur në fazën përfundimtare, kur vendoset se cila skuadër do të hyjë në një rang më lartë.

Ndeshja e parë mes Aparecidense dhe Tupi përfundoi në barazim 1-1 kurse dueli i kthimit u nda në 2-2, dhe me rregullën e më tepër golave të realizuar si mysafir, Apareciedense kaloi tutje.

Por, ky nuk ishte tregimi kryesor i ndeshjes. Pak para përfundimit të takimit ndodhi një situatë e paparë. Skuadra e Tupit ishte hedhur në sulm dhe Ademilson goditi në drejtim të portës së zbraztë por papritmas para saj doli dikush.

Nuk ishte portieri por fizioterapeuti i Aparedicenses i cili priti dy goditje të kundërshtarëve dhe më pas iku nga stadiumi. Në fushë për të protestuar hynë edhe tifozët e Tupit pasi gjesti josportiv ua pamundësoi promovimin në një rang më të lartë.

Tupi ka paralajmëruar ankesë dhe një prej dëshmive të tyre do të jetë ky xhirim.