Fizioterapeutët kërkesë Avokatit të Popullit: Ligjin e pagave dërgojeni në Kushtetuese

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, ka informuar se sot ka dorëzuar kërkesë te Avokati i Popullit për ta dërguar Ligjin e pagave në Gjykatën Kushtetuese. Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka potencuar se Ligji i Pagave është diskriminues, nënçmues për profesionin e fizioterapisë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Odat…

Lajme

02/02/2023 17:32

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, ka informuar se sot ka dorëzuar kërkesë te Avokati i Popullit për ta dërguar Ligjin e pagave në Gjykatën Kushtetuese.

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka potencuar se Ligji i Pagave është diskriminues, nënçmues për profesionin e fizioterapisë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë.

“Kërkojmë nga Institucioni i Avokatit të Popullit adresimin e kërkesës sonë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të eliminohet pabarazia dhe diskriminimi i profesionit të fizioterapisë (ulja e pagave të fizioterapeutëve).”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndryshe, qeveria dje ka përcaktuar vlerën e koeficientit 105 euro për paga në sektorin publik.

Kujtojmë që, Ligji për pagat është miratuar në dhjetor të vitit 2022.