Fizikanti zbulon një instrument të ri muzikor, dhe është mahnitës (Video)

Një koleksion i gotave të verës, të mbushura me ujë, që tingëllojnë si një harpë.

Fun

28/08/2015 09:31

Sigurisht se keni dëgjuar për ‘harpën e qelqit’, një koleksion gotash vere të mbushura me sasi të ndryshme të ujit që lëshojnë nota të ndryshme kur i fërkoni ato.

Është një dredhi e njohur dhe disa njerëz e marrin atë mjaft seriozisht. Robert Tiso, për shembull, ka fituar 4.4 milionë shikime në videon e tij ku kishte krijuar tinguj me këto gota:

Fizikanët Daniel Quinn dhe Brian Rosenberg, kanë shpikur një tjetër metodë të krijimit të tingujve me gota, dhe që tingëllon më ndryshe, transmeton Lajmi.net.

Në një hulumtim të publikuar në revistën Physical Review, ata shpjegojnë se si harpat e qelqit janë të njëjta, matematikisht, qoftë nëse uji është brenda apo jashtë tyre.

Kjo është diçka më e dobishme se lloji standard, pasi krijon një tingull krejtësisht tjetër.