Fituesit të Topit të Artë i rrezikohet vendi te Real Madrid
Vitet më të mira të Luka Modric, duket se i takojnë tashmë të kaluarës.
Sport
Mediet në Spanjë raportojnë se mbajtësi i Topit të Artë, duhet të luftojë për pozitën e titullarit te Real Madrid.
Është mesfushori i talentuar, Federico Valverde që po shfrytëzon më së miri lëndimin e kroatit, duke treguar energji dhe besim.
Modric – Casemiro – Kroos për vite kanë qenë skeleti i mesfushës së Real Madridit. Kroati, braziliani dhe gjermani kanë qenë simbol të fitores së ‘Los Blancos’ në Ligën e Kampionëve. Ardhja e Valverde ka prishur vazhdimësinë e tyre.
Luka Modric, pas rikthimit nga lëndimi, i duhet të bind Zidanen nëse meriton pozitën e titullarit para Valverde, që duket se ka fituar besimin e trajnerit francez./Lajmi.net/