Fitorja spektakolare e Kosovës, ja çfarë kanë bërë serbët

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë fitoren e radhës në Ligën e Kombeve.

Sport

12/10/2018 08:31

‘Dardanët’ kanë mposhtur 3:1 Maltën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Nuk janë të shumta mediet në Serbi që kanë raportuar për fitoren e Kosovës në Ligën e Kombeve, shkruan lajmi.net.

Por, kjo fitore nuk ka kaluar pa u përcjell edhe nga media më e madhe serbe ‘B92’.

“Kosova dominon Ligën D’, shkruan ‘B92’.

“Në Ligën D, ekipi i Kosovës vazhdoi me lojëra të mira duke e mbajtur vendin e parë me 7 pikë nga tre ndeshje. Ky sukses në vazhdimësi vjen pas fitores 3:1 ndaj Maltës”, shkruan tutje kjo medie./Lajmi.net/