Fitorja e Trumpit shihet si revolucion nga anti-islamistët evropianë

Për fitoren e papritur të Trumpit kanë reaguar presidenti francez Hollande dhe kancelarja gjermane Merkel me deklarata të ftohta, ndërsa kryeministrja britanike Theresa May e ka uruar Trumpin për fitore, së bashku me udhëheqësen e partisë së djathtë franceze, Marine Le Pen.

Bota

11/11/2016 19:09

Lideri i Partisë holandeze për Liri, Geert Wilders, e ka quajtur fitoren e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe votimin e Brexit si “Pranverë Patriotike”, duke thirrur për një revolucion në Evropë.

Politikani holandez që njihet për qëndrimet anti-islame ka thënë se në fakt fitorja e Trumpit – që shihet si shokuese – është fitore historike dhe sjellë revolucion në botën moderne.

“Njerëzit po e rikthejnë vendin e tyre dhe kështu do të veprojmë edhe ne”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Wilders ka thënë se Amerika ka rikthyer sovranitetin dhe identitetin e saj – ata kanë rikthyer demokracinë e tyre dhe sipas tij, kjo paraqet revolucion.