“Fitore për serbët e Kosovës”

Vladimir Stojkovic ka thënë se fitorja kundër Shqipërisë i dedikohet serbëve të Kosovës.

Sport

09/10/2015 01:20

Ai gjithashtu ka thënë se kjo fitore i ka rikthyer vetëbesimin Kombëtares serbe.

“Fitoren për të cilën ne futbollistët duhet më së paku të festojmë. Po ua dhurojmë popullit tonë dhe veçanërisht serbëve nga Kosova, të cilët kanë lindur atje, jetojnë atje dhe të cilët është dashur të zhvendosen. E kemi gëzuar popullin dhe e kemi kthyer vetëbesimin”, ka thënë Stojkovic.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare ka edhe një ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “France 2016”, përkatësisht të dielën do të takohet me Armeninë. /Telegrafi/