Fitore për Romën dhe Interin (Video)

Roma ka shënuar fitore solide në takimin kundër Cesenas me rezultat 2-0, ndërsa Interi ka mposhtur në shtëpi Sampdorian me rezultat minimal, 1-0.

Sport

29/10/2014 22:39

Romakët ishin superior që nga fillimi i takimit ndaj Cesenas. Golin e parë për ta e shënoi Destro në minutën e 8’  ndërsa të dytin e shënoi De Rossi në minutën e 81’.

Interi në anën tjetër ka shënuar fitore dramatike kundër Sampdorias, pasi në fund të takimit, Icardi shënon nga penalltia për ti dhënë tre pikë skuadrës së tij.

Me këtë fitore Roma është në kuotën e 22 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Interi ka vetëm 15 pikë në tabelën e klasifikimit të Serie A.

Video