Fitore për Martinon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ia ka kushtuar fitoren 4-0 ndaj Ajaxit të Amsterdamit, trajnerit Gerardo Martino, i cili humbi babanë të martën. Strategu i gjigantit katalan ishte prezent në Nou Camp për fitoren ndaj ekipit të Frank de Boerit në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, por ka caktuar rikthimin në vendlindjen…

Sport

19/09/2013 09:00

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ia ka kushtuar fitoren 4-0 ndaj Ajaxit të Amsterdamit, trajnerit Gerardo Martino, i cili humbi babanë të martën.

Strategu i gjigantit katalan ishte prezent në Nou Camp për fitoren ndaj ekipit të Frank de Boerit në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, por ka caktuar rikthimin në vendlindjen e tij në Argjentinë për t’i dhënë lamtumirën babait të tij.

Dhe, Messi i cili realizoi het-trik ndaj Ajaxit, tha se paraqitja dhe fitorja ishte dhuratë e ekipit për trajnerin.

“Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Është çështje kohe, jemi duke u adaptuar këtë sezon”, deklaroi Messi për Canal +. “Duam t’ia dedikojmë këtë fitore Martinos sepse nuk është duke kaluar një periudhë të mirë”, përfundoi ai.