Fitore për Arsenalin dhe skuadrën e Besnik Hasit (Video)

Arsenali ka shënuar fitore solide me rezultat 2-0 kundër skuadrës së Dortmundit, ndërsa të besuarit e Besnik Hasit te skuadra e Anderlechtit, kanë arritur të shënojnë fitore minimale 5-0 kundër Galatasarayt.

Sport

26/11/2014 22:41

Arsenali e dominoi takimin nga minuta e parë e deri te ajo e fundit. Golashënuesit në këtë takim, për Gunnersat ishin Sanogo 2’ dhe Sanhcez 57’.

Skuadra e Besnik Hasit, edhe pse është eliminuar ka shënuar fitore para tifozëve të saj. Mbemba ishte heroi i takimit, pasi arriti të shënojë dy gola: 44’ dhe 86’.

Pas këtyre ndeshjeve, Dortmundi është në vendin e parë të Grupit D me 12 pikë, Arsenali ka 10 pikë, skuadra këto që kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

Video