Fitore Pacolli flet sikur veriu të jetë i Vetëvendosjes, antiplumbin s’e shkruan shqip por serbisht

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, para pak minutash ka bërë një postim e ku e ka përfshirë prapë Ujmanin, njërën nga kryetemat e ditëve të fundit. Pacolli madje në postim e ka krahasuar partinë të cilës i përket me agjencionet turistike. “U ba Lëvizja VETËVENDOSJE si agjencion turistik tash edhe çiftet po…

Lajme

01/08/2024 23:52

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, para pak minutash ka bërë një postim e ku e ka përfshirë prapë Ujmanin, njërën nga kryetemat e ditëve të fundit.

Pacolli madje në postim e ka krahasuar partinë të cilës i përket me agjencionet turistike.

“U ba Lëvizja VETËVENDOSJE si agjencion turistik tash edhe çiftet po i dërgon për fotografi me autobus në Ujman ?”, shkruan Pacolli, përcjell lajmi.net

E në formë shakaje ajo ka thënë se vajza në foto ka të veshur antiplumb, mirëpo, këtë të fundit nuk e ka quajtur në gjuhën shqipe por atë serbe, duke iu referuar kështu si “pancir”.

“P.S Nusja ka vesh pancir por e ka ba me photoshop mos me iu vërejt ?”, përfundoi Pacolli./Lajmi.net