Fitore historike

Stoke City shënoi fitoren e parë kundër Chelseas në histori të Premierligës duke mposhtur skuadrën e Jose Mourinhos me rezultat 3:2, në kuadër të xhiros së 15’të në Premierligë. Stoke nuk kishte fituar asnjëherë ndaj Chelseas në ligë nga viti i largët 1975, kurse Blues kishin triumfuar në 10 nga 12 duelet e fundit. Por,…

Sport

07/12/2013 16:57

Stoke City shënoi fitoren e parë kundër Chelseas në histori të Premierligës duke mposhtur skuadrën e Jose Mourinhos me rezultat 3:2, në kuadër të xhiros së 15’të në Premierligë.

Stoke nuk kishte fituar asnjëherë ndaj Chelseas në ligë nga viti i largët 1975, kurse Blues kishin triumfuar në 10 nga 12 duelet e fundit.

Por, gjithçka ndryshoi sot kur pavarësisht disavantazhit prej një goli pas shënimit nga Andre Schurrle në minutën e 10’të, Peter Crouch dhe Stephen Ireland e përmbysën rezultatin në favor të vendasve.

Schurrle realizoi sërish pak minuta më vonë, mirëpo krejt në fund Oussama Assaidi realizoi një gol të bukur për fitoren e madhe të Stoke Cityt.

Pas kësaj disfate, Chelsea rrezikon të mbetet shtatë pikë prapa liderit Arsenal në rast të fitores së rivalit londinez kundër Evertonit të dielën.