Fitore historike e Kosovës

FIBA Evropa e ka përshkruar si historike fitoren e ekipit të Kosovës U-16 në Kampionatin evropian të basketbollit.

Sport

07/07/2015 14:56

Fitorja e parë e Kosovës U-16 në Kampionatin Evropian u shënua si ditë historike edhe nga FIBA Evropa.

Në shkrimin në uebfaqen zyrtare të FIBA-s ndër tjera edhe thuhet:

“Ndeshja e parë zyrtare e Kosovës përfundoi me fitore bindëse të Kosovës 84-27, në Kampionatin Evropian, Divizioni C, Grupi B, që është duke u zhvilluar në San Marino”. Kundërshtari i parë i Kosovës në këtë Evropian ka qenë Gjibraltari.