Fitore e thellë e Pejës ndaj Levskit

Peja ka shënuar fitore të thellë ndaj Levskit, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Sport

13/01/2016 18:43

KB Peja ka fituar në udhëtim ndaj Levskit me rezultat 90-66, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën Ballkanike.

Skuadra kosovare ishte më e mirë për gjithë takimin, ndërsa vendimtar ishte çereku i parë i lojës, të cilin pejanët e përmbyllën me 18 pikë epërsi, 24:06.

Peja tani mban pozitën e parë në grupin B me 13 pikë, aq s aka edhe Bashkimi.