Fitore e përvuajtur, por shumë e rëndësishme për Atleticon

Atletico Madrid ka vuajtur por ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e javës së parë në La Liga.

Sport

18/08/2019 23:53

Skuadra e Diego Simeones ka arritur të mposht 1:0 në ‘Wanda Metropolitano’ rivalët e Getafes.

Golin e vetëm dhe të fitores për Atleticon e shënoi Alvaro Morata.

Reprezentuesi spanjoll gjeti rrjetën në minutën e 23’, pas një harkimi të bukur të Kevin Trippier, shkruan lajmi.net.

Fundi i pjesës së parë gjeti të dy skuadrat me nga një lojtar më pak në terren, pasi Molina dhe Lodi u ndëshkuan me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, Atletico kishte mundësi të dyfishonte epërsinë, kur Alvaro Morata dështoi nga penalltia./Lajmi.net/