Fitore e mundimshme por me rëndësi të madhe për Leverkusen, Havertz bën heroin ndaj Freiburg

Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme.

Sport

29/05/2020 22:23

‘Aspirinat’ kanë fituar në udhëtim, në kuadër të xhiros së 29-të në Bundesliga, duke mposhtur skuadrën e Freiburg, shkruan lajmi.net.

Fitorja ishte e mundimshme, me rezultatin minimal 0:1, por tri pikët kanë rëndësi të madhe për Leverkusen.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi ‘diamanti’ i ‘Aspirinave’, Kai Havertz, kur po luhej minuta e 59’ e takimit. Gjithçka erdhi pas një asistimi të Leon Bailey.

Me golin e shënuar në këtë ndeshje, Havertz është lojtari i parë që arrin kuotën e 35 golave në Bundesliga, para se të mbush 21 vite.

Me fitoren e shënuar sonte, Leverkusen rrit shpresat për Ligën e Kampionëve, duke numëruar tashmë 56 pikë për pozitën e tretë në tabelë.

Freiburg në anën tjetër mbetet në 38 pikë, për pozitën e tetë në klasifikimin e Bundesliga. /Lajmi.net/