Fitore dramatike e Romës
Roma shënoi fitore të vështirë por shumë të rëndësishme ndaj Torinos, me rezultat 2:1. Giallorossët siguruan pikët e plota në ballafaqimin e zhvilluar në Olimpico, vetëm falë golit vendimtar në minutën e parë të kohës shtesë. Mattia Destro e kaloi Romën në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë. Mirëpo, sulmuesi në formë, Ciro…
Sport
Roma shënoi fitore të vështirë por shumë të rëndësishme ndaj Torinos, me rezultat 2:1.
Giallorossët siguruan pikët e plota në ballafaqimin e zhvilluar në Olimpico, vetëm falë golit vendimtar në minutën e parë të kohës shtesë.
Mattia Destro e kaloi Romën në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë. Mirëpo, sulmuesi në formë, Ciro Immobile barazoi rezultatin për mysafirët në minutën e 52-të.
Atëherë kur dukej se skuadrat do t’i ndajnë pikët, Alessandro Florenzi shënoi golin e fitores për Romën në minutën e 91-të.
Giallorossët e përforcojnë edhe më tepër pozitën e dytë ndërsa vazhdojnë ndjekjen në distancë të liderit Juventus – që udhëheq me 11 pikë më tepër – dhe takohet të mërkurën mbrëma me Parmën.