Fitore bindëse e Shqipërisë
Kombëtarja shqiptare ka regjistruar fitore bindëse ndaj San Marinos, 3:0. Golat e Mavrajt, Vajushit dhe Vilës, ia sollën fitoren ekipit të Gianni de Biasit.
Sport
Kombëtarja shqiptare, si rrallë herë, ka fituar në udhëtim. Kuqezinjtë ia dolën ta mposhtin San Marinon me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma.
Ekipi i Gianni de Biasit ka dominuar fund e krye ndaj ekipit vendës, duke fituar me plot meritë.
Mërgim Mavraj e kaloi ekipin shqiptar në epërsi në minutën e 27-të, ndërsa Armando Vajushi e ngriti rezultatin në atë të 32-të.
Shqipëria nuk u ndal as në pjesën e dytë dhe e regjistroi edhe golin e tretë, në minutën e 73-të përmes Emiljano Vilës.
Kjo fitore e Shqipërisë arrin pas dy humbjesh radhazi të pësuara nga Rumania dhe Hungaria, me rezultat të njëjtë, 1:0.