Fiton Barcelona, shkëlqen Tello

Cristian Tello shpërtheu duke shënuar het-trik në fitoren e Barcelonës në udhëtim te Levante me rezultat 4:1, në duelin e parë të çerekfinales në Copa del Rey. Sulmuesi i ri ishte yll i takimit, duke e lënë nën hije Lionel Messin i cili ishte titullar dhe luajti për gjithë ndeshjen, por nuk shënoi gol. Nëq…

Sport

22/01/2014 22:50

Cristian Tello shpërtheu duke shënuar het-trik në fitoren e Barcelonës në udhëtim te Levante me rezultat 4:1, në duelin e parë të çerekfinales në Copa del Rey.

Sulmuesi i ri ishte yll i takimit, duke e lënë nën hije Lionel Messin i cili ishte titullar dhe luajti për gjithë ndeshjen, por nuk shënoi gol.

Nëq fakt pjesa e parë i takoi vendasve të cilën e mbyllën atë në epërsi pas golit nga Badil El Zhar në minutën e 31’të. Mirëpo, pas intervalit Barcelona e barazoi rezultatin me autogolin nga Juanfran Garcia në minutën e 53’të.

Kurse, më pas në skenë goli Tello i cili shënoi tri herë brenda 30 minutave të fundit të takimit duke ia siguruar skuadrës së tij fitoren dhe pothuajse kualifikimin për në gjysmëfinale para ndeshjes së kthimit në Nou Camp.