Fitojnë Man Utd e Lazio (Video)
Manchester United ka arritur fitore në ndeshjen e parë të play off për Champions League pasi në Old Trafford e mposhti Club Brugge me rezultat 3-1.

Sport
Djajt e Kuq e nisën keq takimin pasi vetëm pas 8 minutave lojë e panë veten në disanavantazh pas autogolit të Michael Carrick.
Megjithatë dy golat e Memphis Depay i siguruan epërsinë prej 2-1 Manchester United që nga minuta e 80-të luajti me një njeri më shumë pas përjashtimit të Mechele.
Rezultatin final e vendosi Fellaini në minutën e 4-të të lojës shtesë kur realizoi për 3-1.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe Adnan Januzaj që u zëvendësua në minutën e 72-të nga Chicharito.
Fitore arriti edhe Lazio ndaj Bayer Leverkusen me rezultat minimal 1-0 falë golit të Keita në minutën e 77-të.
After 2 flat performances against Spurs & Villa, Depay has announced himself to the #mufc fans, fine strike: https://t.co/wp38Y9AUzC
— Sam (@samuelJayC) August 18, 2015
https://twitter.com/Jokerinho/status/633739809786216448