Fitoi të argjendtën në Lojërat Olimpike, Whittaker: Jam i zhgënjyer, ndihem si dështim

Boksieri Ben Whittaker dha një intervistë pas humbjes në finale të Lojërave Olimpike "Tokyo 2020".

Sport

04/08/2021 10:45

24-vjeçari fitoi medaljen e argjendtë pasi u mposhtë nga Arlen Lopez në peshat mesatare, transmeton lajmi.net.

Pas humbjes, talenti u pa duke qarë, ndërsa tha se ndihet si zhgënjim i plotë.

“Nuk e fiton të argjendtën, e humb të artën. Jam shumë i zhgënjyer, ndihem si dështim”.

“Je në këto lojëra për të fituar të artën. Nuk dua të ndihem sërish kështu. Do rikthehem prapë me mendje. Do rikthehem, më besoni”, tha ai.

Kjo ishte medalja e dytë e argjendtë për Britaninë e Madhe./Lajmi.net/