Fitimet e ‘Zoom’ ngriten për 350 për qind më shumë
Të ardhurat e Zoom u rritën për 350 për qind më shumë përgjatë tremujorit të dytë të këtij muaji, teksa fitimet u rritën me gati 10 herë më shumë, pasi kompanitë u regjistruan në aplikacionin e video konferencave për të lidhur stafin që punonte nga shtëpia gjatë pandemisë.
Auto & Tek
Ofruesi i shërbimit të komunikimit video me bazë në Kaliforni raportoi fitim neto prej 185.7 milionë dollarë për tremujorin deri më 31 korrik – më shumë se 3,300% krahasuar me një vit më parë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Të ardhurat në tremujor ishin 663.5 milion dollarë – një rritje prej 355%.
Aksionet e Zoom arritën një rekord të lartë të hënën përpara deklarimit ë fitimeve dhe më pas u rritën me 28% në tregtinë pas orëve pasi u publikuan numrat. /Lajmi.net/