Firpo për Koeman: Më tha se e kam kontaminuar grupin

Ish fubollisti i Barcelonës, Junior Firpo ka folur për kohën që kaloi nën urdhrat e Ronald Koeman, para se t'i bashkohej Leeds United.

Sport

09/12/2021 14:12

Firpo ka treguar se humbi besimin te Koeman, kur ky i fundit nisi ta gënjejë, transmeton lajmi.net.

“Nisa të humbi entuziazmin për futbollin dhe pastaj realizova rëndësinë e familjes. Ka disa gjëra me Koeman që nuk e kuptova dhe disa herë ishte mosrespektues për mua dhe bashkëlojtarët. Nuk e kuptoj pas ndeshjes, kur inkuadruesit ishin duke u stërvitur, ai qëndroi në dhomën e tij”.

Tutje, Firpo tregoi se i kërkoi shpjegim Koemanit dhe mënyra si u përgjigj tekniku holandez ishte poshtëruese.

“E pyeta dhe nisi të më gënjejë. Në atë pikë, do vazhdoja ta pyesja. Ai më thotë se nuk ka kuptim, që stërvitem keq, dhe e kontaminuar grupin… pyet ke të duash dhe shihe nëse ndonjë nga stafi të thotë të njëjtën gjë për mua”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Firpo vazhdon gjeti vendin te Leeds United, ku është duke luajtur titullar nën urdhrat e Biesla./Lajmi.net/