Fiorentina me një veprim tjetër ka treguar se Astori nuk do të harrohet kurrë

Fiorentinës i është dhënë leja për të përdorë shiritin e kapitenit të tyre Davide Astori, për sezonin 2019-2020.

Sport

14/08/2019 15:04

Lega Serie A, ka prezantuar një shirit të standardizuar për të gjithë kapitenët e klubeve sezonin e kaluar, dhe kërcënoi të gjitha skuadrat që injorojnë këtë vendim.

Sidoqoftë, Fiorentina ka njoftuar të mërkurën se ka marrë lejen për të përdorur shiritin e Astorit, përcjell lajmi.net.

Shiriti përbëhet për inicialeve DA dhe numrit 13, i cili është mbajtur nga Davide Astori gjatë kohës së tij te Fiorentina, para vdekjes tragjike në mars të vitit 2018.

Astori kishte ndërruar jetë në mars të vitit 2018, derisa po flinte, një ditë para një ndeshje kampionate kundër Serie A./Lajmi.net/