Fiorentina: Barcelona refuzoi shitjen e Montyas

Drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade ka zbuluar se skuadra e Barcelonës ka refuzuar ta shesë mbrojtësin e skuadrës së tij, Martin Montoyan.

Sport

03/02/2015 16:43

Prade ka thënë se Fiorentina është interesuar për shërbimet e Montoyas, mirëpo skuadra e Barcelonës ka refuzuar të pranojë shitjen e tij.

“Montoya është lojtari që na ka pëlqyer neve, por Barcelona nuk dëshiron të shesë ndonjë lojtarë, pasi janë të dënuar të blejnë të tjerë”, tha Prade për Sky Sport.

Përndryshe, Montoya nuk ka të ardhme të madhe te Barcelona, pasi nuk është duke u aktivizuar shumë.