Finlandë: Snajperisti vret një kryetare lokale dhe dy gazetare (Foto)

Një snajperist ka qëlluar për vdekje kryetaren lokale dhe dy gazetare jashtë restaurantit në Imatra, një qytet i vogël pranë kufirit me Rusinë.

Bota

04/12/2016 13:50

Policia ka konfirmuar se burri 23 vjeçar është arrestuar menjëherë pas asaj që është menduar të ketë qenë një sulm rasti, transmeton lajmi.net

Viktimat, të cilat kanë qenë gra, janë qëlluar në mesnatën e së shtunës, ka thënë policja Heli Jamsen-Turkki.

Dy nga viktimat ishin rreth të 50’tave ndërsa tjetra ishte në moshën 30 vjeçare, tha ajo.
Ajo shtoi se gjuajtësi nuk ka rezistuar për arrestim dhe motivi i sulmit nuk dihet ende.
Në mesin e viktimave të cilat janë qëlluar në kokë dhe në trung, ishte majorja lokale Tiina Wilen-Jappinen.

Imatra ka rreth 28 mijë banorë dhe ndodhet rreth 230 km në lindje të kryeqytetit finlandez, Helsinki.
Autoritetet e kanë hapur një qendër krize, për t’u marrë me pasojat e sulmit, i cili ka ndodhur në mesin e një lagjeje tek klubi i natës. /Lajmi.net/

finland-shooting2