Finlanda në zor me Rusinë, e mendon anëtarësimin në NATO

Kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb ka thënë se vendi i tij, i cili ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, nuk duhet të përjashtojë mundësinë e aplikimit për anëtarësim në NATO gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Bota

05/03/2015 20:50

Finlanda është një nga vendet e rajonit të Baltikut që ka raportuar inkursione nga avionët ushtarakë rusë kohëve të fundit, transmeton REL.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne, gjatë mandatit të qeverisë së ardhshme, të mos e përjashtojmë aplikimin për anëtarësim në NATO”, ka thënë Stubb në një konferencë të përbashkët për gazetarë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Finlanda mban zgjedhjet e përgjithshme më 19 prill.

Stubb po ashtu ka thënë se nëse Finlanda vendos për anëtarësim në NATO, vendimi duhet të ketë miratimin e qytetarëve.