Finish dramatik në ndeshjen Vushtrria – Feronikeli

Ka përfunduar ndeshja hapëse e xhiros së 11 në Superligës e Kosovës mes Vushtrrisë dhe Feronikelit.

Sport

22/10/2019 15:56

Takimi ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat minimal krejt në fund e ndeshjes.

Vendasit këtë ndeshje i drejtoi asistenti Fitim Llapashtica , pasi trajneri Antonio Toma është shkarkuar gjatë ditës së sotme.

Pjesa e parë u karakterizua me dy icidente, pasi futbollistët nga Drenasi kërkuan gol pasi topi ishte në dyshim nëse e kaloi vijën fatale por gjyqtari kryesor heshti.

Ndërsa Vushtrria kërkoi penallti në një rast kur topi u ndal me dorë nga një futbollist mysafir, por edhe kësaj radhe gjyqtari nuk fishkëlleu.

Goli vendimtar u shënua në minutat e fundit nga një korner, ku Besmir Bojku realizoi pas një tollovie brenda zonës për t’i siguruar ekipit të tij tre pikë të mëdha.

Pas këtij barazimi, Vushtrria mbetet në pozitën e fundit me gjashtë pikë kurse Feronikeli në vendin e pestë me 19 pikë. /Lajmi.net/