Finish dramatik në Austrian GP, Dovizioso parakalon Marquez në xhiron e fundit

Një garë dramatike është zhvilluar në Grand Prix Austria, mes Marc Marquez dhe Andrea Dovizioso.

Sport

11/08/2019 14:48

Piloti i Ducati, Dovizioso, ka shënuar fitore spektakolare në Grand Prix Austria, duke parakaluar pilotin e Honda, Marc Marquez, vetëm në xhiron e fundit, raporton lajmi.net.

Për gjatë gjithë garës pilotët ishin shumë afër njëri tjetrit, por italiani shfrytëzoi pakujdesinë e spanjollit në fund, për të dalë fitues i kësaj super gare.

Dovizioso kështu e mbylli garën në vendin e parë, ndjekur nga Marc Marquez dhe francezi Fabio Quartararo.

Rossi përfundoi në pozitën e katërt, kurse Vinales dhe Rins në pozitat pesë dhe gjashtë. /Lajmi.net/