Finalja në Santiago Bernabeu?
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka mohuar raportimet se klubi ka vendosur që të refuzojë mundësinë e zhvillimit të finales së Copa del Rey në Santiago Bernabeu.

Sport
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka insistuar se nuk është marrë një vendim që që të refuzohet mundësia e zhvillimit të finales së Copa del Rey në Santiago Bernabeu.
Stadiumi i Los Blancos është dëshirë e Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, dy finalistëve të garës, por së fundmi qarkulluan njoftime se Reali nuk do ta lirojë atë.
Por, Perez tregoi diçka tjetër.
“Real Madrid nuk e ka refuzuar finalen e Copa del Rey në Santiago Bernabeu”, deklaroi Perez, gjatë një konference për shtyp.
“Por, ka edhe skuadra tjera që kanë shprehur gatishmëri të jenë nikoqirë, andaj ende nuk është marrë një vendim përfundimtar”, u shpreh ai.