Finalja e ‘Play Off’: Golden Eagle Ylli mposh  Trepçën në ndeshjen e parë

Sport

22/05/2022 19:41

Golden Eagle Ylli ka mposhtur Trepçën në ndeshjen e parë finale të ‘Play Off’.

Klubi nga Suhareka, Ylli ka mposhtur Trepçën në ndeshjen e parë të serisë finale, shkruan lajmi.net.

Rezultati final i ndeshjes ishte 63:62, me Sirko që ishte në mesin e vendimtarëve.

Ylli ruan kësisoj epërsinë e terrenit, duke shfrytëzuar ndeshjen e parë për të dalë në 1:0 epërsi.

Trepça do të ketë mundësi që të rikthehet dhe të kthejë rezultatin në favorin e saj. /Lajmi.net/