Finalja e NBA – Herro dhe Tucker bëjnë historinë

Tyler Herro dhe Talen Horton – Tucker do të bëjnë historinë në finalen e NBA.

Sport

28/09/2020 10:14

Miami Heat dhe Los Angeles Lakers janë dy skuadrat që kanë siguruar kalimin në finalen e ‘Play Off’.

Me avancimin e këtyre dy skuadrave, edhe Tyler Herro (Miami) dhe Talen Horton-Tucker (LA) kanë bërë historinë e NBA, përcjell lajmi.net.

Tyler Herro dhe Tucker janë dy lojtarët e parë të lindur në vitin 2000 (e tutje) që prekin finalen e NBA.

Herro ka qenë bartës kryesor i lojës së Miami Heat në këtë post-sezon.

Ai pritet të jap shumë edhe në serinë ndaj Lakers. /Lajmi.net/