Finalja e LK: Tifozi i Liverpool shet biletën e tij për një shumë marramendëse

Një tifoz i Liverpool ka shitur biletën e tij të finales së Ligës së Kampionëve, për një shumë marramendëse.

Sport

01/06/2019 17:15

Stadiumi ku do të luhet finalja, ‘Wanda Metropolitano’ ka një kapacitet prej 67 mijë ulëseve, por dy finalisteve u janë ndarë nga vetëm 16 mijë bileta.

100 mijë tifozë nga Anglia pritet të zbarkojnë në Madrid, që nënkupton se shumë nga ta do të jenë të dëshpëruar duke kërkuar ndonjë biletë në minutat e fundit.

Gjasat për të siguruar një të tillë janë minimale, por kjo nuk ka penguar që disa të provojnë fatin e tyre.

Sipas një gazetari të ‘Telegraph’, një tifoz ka shitur biletën e tij për 10 mijë funte, transmeton lajmi.net.

Bileta me çmimin më të lartë të vendosur nga UEFA për këtë takim ishte 531 funte (600 euro). /Lajmi.net/