Finalja e Champions League: 2700 tifozë me bileta VALIDE nuk u lejuan në stadium

Sport

30/05/2022 21:02

Finalja e vitit 2022 në Champions League, e organizuar në Paris, do të mbahet mend për organizimin jashtëzakonisht të dobët.

Ndeshja finale filloi me 36 minuta vonesë, si pasojë e problemeve jashtë stadiumit, që kishin të bënin me tifozët.

Raportohej atë mbrëmje se rreth 40 mijë tifozë kanë tentuar të futen në stadium me bileta false. Si pasojë, policia intervenoi me gaz lotsjellës dhe shumë tifozë ishin viktimë e dhunës edhe pa fajin e tyre.

Së fundmi, në Britani të Madhe raportohet se rreth 2700 tifozë që kishin bileta valide (origjinale) mbeten jashtë stadiumit në mbrëmjen e finales, përcjell lajmi.net.

Thuhet se këta tifozë do të rimbursohen për të hollat që i dhanë për biletat e tyre.

Nuk dihet akoma se cilat do të jenë procedurat konkrete për një gjë të tillë. /Lajmi.net/