Finale dramatike, Partizani e fiton Superkupën e Shqipërisë

Partizani është fitues i Superkupës së Shqipërisë për vitin 2019.

Sport

18/08/2019 21:44

Kampionët e Kategorisë Superiore, kanë arritur të mposhtin 4:2 Kukësin, në një përballje dramatike, që u luajt edhe në vazhdime.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 2:2, me Partizanin që barazimin e arriti vetëm në minutën e 88’.

Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, Partizani shënoi edhe dy herë tjera, për të triumfuar në Superkupën e Shqipërisë./Lajmi.net/