‘Final Four’ i Ligës së Kampionëve zhvendoset në Gjermani?

UEFA raportohet se po mendon hipotezën që ‘Final Four’ i Ligës së Kampionëve të ndryshojë vendin nga Turqia në Gjermani.

Sport

29/05/2020 10:56

Tashmë në gjithë Evropën ekzistojnë datat për vazhdimin e kampionateve, të cilat planifikohen  të përfundojnë në fillim të muajit gusht.

Sky Sport Italia pretendon se UEFA dëshiron që rikthimin e Ligës së Kampionëve ta bëjë më 7 dhe 8 gusht, ku do të luheshin fillimisht ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales.

Barcelona – Napoli, Manchester City – Real Madrid, Juventus – Lyon janë ndeshjet ku do të dalin çerek-finalistët e këtij sezoni, para se raundi tjetër të luhet më 13 dhe 14 gusht.

Tashmë ka pasur bisedime për një formulë të shkurtimit të gatës me një ‘Final Four’, i cili do të luhej në Stamboll, në Turqi.

Por, raporti thotë se ndeshjet e fundit mund të luhen në Gjermani, me Bundesligën që ka nisur në mes të majit, dhe do të përfundojë shumë më herët kampionatin./Lajmi.net/