Filmi i tretë ‘Spider-Man’ më në fund ka një titull

Mësohet se si do që quhet pjesa e re e "Spider-Man".

ShowBiz

25/02/2021 17:46

Deri të mërkurën, thashethemet për titullin e filmit të tretë Spider-Man kanë qenë një rrjet gënjeshtrash. Por, e vërteta është zbuluar, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Tom Holland do të hyjë në kinema në dhjetor në “Spider-Man: No Way Home”, kanë konfirmuar Sony dhe Marvel.

Filmi do të jetë pjesa e tretë e ekskluzivitetit të drejtuar nga Holland që ka përfshirë edhe “Spider-Man: Homecoming” dhe “Spider-Man: Far From Home”.

Regjisori Jon Watts, i cili bëri regjinë dy të parat, kthehet për këtë film.

Në fillim të kësaj jave, anëtarët e kastit Holland, Zendaya dhe Jacob Batalon prezantuan një seri titujsh të rremë (si “Spider-Man: Home Slice” dhe “Spider-Man: Phone Home”) në rrjete sociale, duke hedhur poshtë spekulimet se titulli zyrtar do të së shpejti do të zbulohet.

Filmi do të dalë në treg më 17 dhjetor 2021. /Lajmi.net/