Filmi i jashtëzakonshëm që po bën bashkë aktorët legjendar….

Në vitin 2019 pritet të publikohet 'The Irishman' i cili bën bashkë aktorë legjendar.

ShowBiz

28/02/2017 15:13

Fjala është për Robert De Niro, Al Pacino-n dhe Joe Pescin të cilët do të luajnë nën regji të Martin Scorseses, shkruan lajmi.net

Mediat e huaja thonë se rolin e Frank Sheeran do ta luajë Robert De Niro, të Jimmy Hoffa e luan Al Pacino derisa Joe-s ende nuk i është caktuar ndonjë rol.

Kujtojmë se aktorët në fjalë janë ndër më të pëlqyerit derisa filmi mezi pritet të arrijë në pikën finale./Lajmi.net/