Film për FIFA’n
Aktori i famshëm britanik Tim Roth do të paraqitet si presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter në filmin rreth Federatës botërore të futbollit. I titulluar F2014, Gerard Depardieu po ashtu do të paraqitet në film si Jules Rimet, një prej themeluesve të FIFA-së dhe presidentëve me mandatin më të gjatë. Në një xhirim të publikuar në…

Sport
Aktori i famshëm britanik Tim Roth do të paraqitet si presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter në filmin rreth Federatës botërore të futbollit.
I titulluar F2014, Gerard Depardieu po ashtu do të paraqitet në film si Jules Rimet, një prej themeluesve të FIFA-së dhe presidentëve me mandatin më të gjatë.
Në një xhirim të publikuar në uebfaqen zyrtare të FIFA-së, Blatter tha se Roth e ka interpretuar “mjaft mirë” rolin dhe se ata kanë “kualitete të ngjashme”.
Filmi pritet të transmetohet vitin e ardhshëm, për tu ndeshur me jubileun e 100 vjetorit të FIFA-së dhe Kampionatit botëror 2014 në Brazil. Produksioni do të bëhet në Francë, Brazil dhe Azerbajxhan.
Në xhirim, Blatter e takoi Rothin për herë të parë n Zurich, ku zvicerani ishte “shumë i interesuar të njihet më mirë me të. “Kam lexuar historikun e filmave që ka bërë Tim Roth dhe mezi prisja ta njihja më mirë”, deklaroi 77-vjeçari.
Filmi është duke u xhiruar nga një produksion francez, më saktësisht kompanitë Leuviah dhe Thelma Films. Blatter është president i FIFA-së nga viti 1998.