Fillon viti i ri shkollor

Sot në të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës fillon viti i ri shkollor 2018-2019.

Lajme

03/09/2018 07:33

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi do të mbajë konferencë për media ku do të flasë në lidhje me përgatitjet për vitin e ri shkollor.

Bytyqi, po ashtu do të vizitojë shkollën fillore “Ibrahim Banushi”, në fshatin Shalë të Lipjanit, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares.