Fillon vala e tretë e shitjeve nga ‘Tiks App’ – zero bileta në dispozicion

Është thuajse e pamundur të sigurosh një biletë për ndeshjen Kosovë - Angli.

Sport

15/11/2019 22:07

Kompania e kontraktuar nga FFK për shitjen e biletave, ‘Tiks App’, nuk po arrin të gjej një mënyrë të përshtatshme për tifozët, që të sigurojnë bileta, shkruan lajmi.net.

Shitja e biletave rifilloi sot në ora 21:30, kurse në 21:35, nuk figuronte asnjë biletë në dispozicion. Gjatë kësaj kohe, u raportuar se një valë e dytë (e treta në total) biletash do të shitet 30 minuta më vonë, pra në ora 22:00.

Por, në ora 22:02, u rihap faqja, përsëri me zero bileta në dispozicion. Nuk është e thënë që të sigurohet bileta. ‘Tiks App’ insiston se kjo po ndodh që të mos përsëriten problemet e kaluara dhe faqja të mos bie nga funksioni. /Lajmi.net/