Fillon transferimi i emigrantëve nga Maqedonia në Greqi
Autoritetet greke filluan t’i transferojnë në Athinë emigrantët, të cilët ndodhen në kufirin e Greqisë dhe Maqedonisë, shkruan edicioni elektronik i gazetës greke “Etnos”.

Lajme
Qëllimi është t’i jepet fund situatës së tensionuar e cila u krijua në rajonin e fshatit kufitar grek Idomeni, për shkak të vendimit të autoriteteve të Maqedonisë që në territorin e vet të lëshojnë vetëm qytetarë të Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, të cilët arratisen prej vendeve të përfshira nga lufta, shkruan gazeta, transmeton BTA.
Ministri i dytë për politikë migruese, Joanis Muzalas dje kumtoi se emigrantët e grumbulluar do të transferohen në kryeqendrën greke.
“Kemi vende, ku do t’i vendosim përkohësisht këta njerëz. Filluam fushatë për transferimin e tyre nga Idomeni. Nuk besojmë se do ta hapin kufirin për ta”, tha Muzalas.
Sipas informacionit në fushatën e përbashkët me Komisariatin Suprem për refugjatë të KB-së deri më tani në Athinë janë transferuar 200 persona.
Në kufirin me Maqedoninë janë bllokuar 850 refugjatë dhe emigrantë me ç’rast pritet ditëve në vijim edhe ata të transferohen.