Fillon takimi i Këshillit Drejtues dhe Senatit, studentët vazhdojnë protestën (Foto)

Ka filluar takimi i Këshillit Drejtues dhe Senatit të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.

Lajme

19/10/2015 10:22

Në mesin e të tjera ata do diskutojnë edhe lidhur me kërkesën e senatorëve për shkarkimin e rektorit të këtij Universiteti, Ramadan Zejnullahu.

Por, ky Këshill nuk do të hedhë në votim këtë kërkesë gjatë paradites.

Këshilli Drejtues ka vendosur që të thërrasë së pari në takim Senatin dhe të dëgjojë argumentet pro dhe kundër kërkesës për shkarkim të rektorit.

Ndërkohë, para dyerve ku ata po mbajnë takimin, Parlamenti i Studentëve po vazhdon me protestën e tyre.

Ata nuk akne penguar askënd të hyjnë në takim, por që disa ditë me radhë, po protestojnë para rektoratit, kësaj here janë jashtë dyerve të oborrin të Rektoratit.

Studentët protestues kanë disa kërkesa për rektorin e UP-së Ramadan Zejnullahu, e të cilat janë: Kriteri i arritjes së kushtit për gjeneratën 2014/15, niveli Bachelor të jetë me 70% të kredive ose të provimeve, Kriteri i arritjes së kushtit për niveli Master të jetë me 50% të kredive ose provimeve. Të ketë afat të tetorit, ku studentët do të kenë të drejtë të paraqesin nga dy provime dhe I njëjti të vlejë për arritjen e kushtit për vitin vijues, Të kthehen afatet e absolventëve në të gjitha njësitë akademike. / lajmi.net

12165934_10153625659370120_1407844382_n 12170195_10153625659710120_1325552451_n 12166882_10153625661020120_2090084942_n 12167063_10153625661190120_127925834_n 12166907_10153625664235120_331518881_n