Fillon sot muaji i shenjtë i Ramazanit

Çdo vit gjatë muajit të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë, duke qëndruar pa ushqim dhe pije nga mëngjesi deri në mbrëmje. Kjo formë agjërimi, për besimtarët myslimanë, nënkupton se ata mund të konsumojnë vetëm dy vakte në ditë: një para lindjes së diellit (syfyr) dhe tjetra pas perëndimit të…

Lajme

19/02/2026 08:47

Çdo vit gjatë muajit të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë, duke qëndruar pa ushqim dhe pije nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Kjo formë agjërimi, për besimtarët myslimanë, nënkupton se ata mund të konsumojnë vetëm dy vakte në ditë: një para lindjes së diellit (syfyr) dhe tjetra pas perëndimit të diellit (iftar).

Por Ramazani është shumë më tepër se thjesht agjërim.

Ai është muaji i nëntë i kalendarit islamik dhe përbën periudhën e agjërimit, gjatë së cilës myslimanët pjesëmarrës refuzojnë të hanë, të pinë dhe të kryejnë aktivitete intime nga agimi deri në perëndim të diellit.

Gjatë këtij muaji, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet e së kaluarës, luten për udhëzime dhe ndihmë për të rezistuar ndaj të këqijave të përditshme, si dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

Dita më e rëndësishme e Ramazanit është Nata e Kadrit, e cila zhvillohet gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit. Myslimanët besojnë se kjo është nata kur ka zbritur libri i shenjtë, Kurani.