Fillon rregullimi i platos afër PTK-së, ja si do të duket… (Vdieo)

Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e platos e cila gjendet prapa ndërtesës së Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Lajme

03/06/2015 15:44

Nga këto punime do të vendoset pllaka të reja si dhe investime tjera.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili vizitoi fillimin e këtyre punimeve, tha se shumë shpejt do të fillojnë punimet në rregullimin e platos mbi kurriz dhe asaj tek çerdhja “Lule verdha”.

“Do të bëhet komplet riparimi i pllakave të cilave u ka skaduar afati që një kohë tani më, përveç saj, kemi dhe platonë tek çerdhja “Lule verdha” dhe pas saj, besoj që pas disa ditëve përfundon procesi i prokurimit edhe për platonë e kurrizit”.

“Ky projekt pritet do të përfundojë brenda 60 ditëve punë. Pllakat e reja qe po i vendosim janë të standardit të lartë me jetëgjatësi deri në 100 vjet, tha Ahmeti.

Kurse, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Hysen Durimishi, tha se ky projekt kap vlerën prej 167 mijë euro, kurse pllakat që do të vendosen në këtë plato janë të standardeve të larta.

YouTube player

Punimet në riparimin e platos prapa PTK-së Maketa e projektit