Fillon rivarrimi i dëshmorëve të Komunës së Istogut
Komuna e Istogut ka njoftuar se sot, ka filluar procesi i rivarrimit të dëshmorëve të Istogut. Ky proces ka nisur në fshatin Vrellë dhe do të vazhdoj sipas një rendi të paracaktuar në fshatrat e Komunës, shkruan lajmi.net. Siç ka njoftuar Komuna e Istogut, ky proces po realizohet nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe…

Lajme
Komuna e Istogut ka njoftuar se sot, ka filluar procesi i rivarrimit të dëshmorëve të Istogut.
Ky proces ka nisur në fshatin Vrellë dhe do të vazhdoj sipas një rendi të paracaktuar në fshatrat e Komunës, shkruan lajmi.net.
Siç ka njoftuar Komuna e Istogut, ky proces po realizohet nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës (AMMKM), institucionet komunale dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK).
“Rivarrimi i dëshmorëve në një kompleks të përbashkët është një akt i dinjitetshëm dhe i domosdoshëm për t’u kujdesur siç duhet për kujtesën tonë historike. Sot, Istogu nderon bijtë dhe bijat më të mirë që i dhanë liri Kosovës. Bashkë me familjarët dhe bashkëluftëtarët, po ndërtojmë një hapësirë të përbashkët kujtimi, respekti dhe mirënjohjeje”, ka thënë kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati..
Dëshmorët do të prehen përgjithmonë në Kompleksin Memorial në Vrellë, ku do të rivarrosen me nderime të larta shtetërore dhe kombëtare.
Njoftimi i plotë: