Fillon protesta e veteranëve

Ka filluar protesta e veteranë të UÇK-së para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Lajme

03/08/2015 12:13

Protesta sipas organizatorëve po ndodh për shkak të vonesave në publikimin e listave përfundimtare të veteranëve, raporton lajmi.net.

Në protestë do të kërkohet publikimi sa më i shpejtë i listave përfundimtare të veteranëve nga ana e Komisionit Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së.

E derisa ata po i prin Xhevdet Qeriqi i cili drejton Këshillin për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, për një çast nga Kuvendi në Qeveria ka hyrë kryeministri Isa Mustafa, të cilin e brohoritën “Hajna, hajna”.

Protesta po mbahet jashtë, derisa brenda Kuvendit po vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë Gjykatës Speciale.

Vërehen rreth 50 pjesëmarrës në këtë protestë./ lajmi.net