Fillon ndeshja Slloveni – Kosovë

Ka startuar ndeshja Slloveni - Kosovë, e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve.

Sport

15/11/2020 20:45

Takimi që po zhvillohet në Lubjanë, pritet të jetë tejet interesant, megjithatë mungesat e shumta të ‘Dardanëve’ e bëjnë të veten.

Sllovenia do synojë fitore për kreun e grupit, kurse Kosova me një barazim pothuajse do ta siguronte mbetjen në ligë.

Të presim e të shohim djelmoshat tanë, që kanë premtuar angazhim maksimal për këtë sfidë. /Lajmi.net/