Fillon ndeshja e Bad News Eagles – ja ku mund ta ndiqni

Ka filluar ndeshja e Bad News Eagles në kuadër të turneut “PGL Antwerp 2022”, në CS: GO.

Sport

14/05/2022 12:01

Skuadra kosovare po përballet me Copenhagen Flames në ndeshjen e parë të fazës “Legends Stage”.

Kundërshtari i BNE aktualisht gjendet në pozitën e 14 në ranglistën e përgjithshme, 12 pozita më lart sesa skuadra kosovare që renditet e 26-a.

Mbetet të shihet nëse ekipi kosovar do të vazhdojë me suksese edhe ndaj danezëve.

Ndeshjen mund ta ndiqni live këtu ./Lajmi.net/